Fjalë Kyçe

“Skifterat” tregojnë pse nuk udhëtuan në Therandë

“Skifterat” tregojnë pse nuk udhëtuan në Therandë

Tifozët e klubit të Gjilanit, ‘Skifterat’ nuk u panë në stadium në ndeshjen ndaj Ballkanit, shkruan GazetaAlo.

Ata kanë sqaruar mungesën e tyre në këtë ndeshje, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i ‘Skifterave’

Të zhgënjyer dhe me shqetësim të thellë po ndjekim ecurinë e klubit tonë i cili nuk po arrin të gjej rrugën e rezultateve pozitive.

Sot nuk arritëm të udhëtojmë në Suharekë në formë të organizuar pasi nuk u dakorduam me asnjë nga agjensionet të cilat për arsye sigurie nuk na ofruan shërbime të udhëtimit.

Kanë mbetur edhe dy xhiro dhe ne vazhdojmë të inkurajojmë trajnerin dhe lojtarët të mos dorëzohen.

Ne do të qëndrojmë me ekipin deri në fund dhe pastaj do të gjykojmë arsyet dhe shkaktarët të cilët i kontribuan dhe mundësuan këtë situatë të palakmueshme.

Gjilani dhe Skifterat , presidenti i klubit dhe i gjithë qyteti meritojnë shumë më shumë punë, profesionalizëm dhe seriozitet në klub , e kjo medoemos duhet të ndodh ! /GazetaAlo