Skocia ka siguruar plasmanin në “Euro 2020”, duke e mposhtur sonte Serbinë pas ekzekutimit të penaltive.
Rezultati i kohës së rregullt dhe ai i vazhdimeve ishte një me një, transmeton KOHA.
Christie i dha epërsinë Skocisë në minutën e 52 pas asistimit nga McGregori.
E shifrat për serbët i barazoi Luka Joviq, duke shënuar në minutën e 90, pas asistimit nga Mladenoviqi.
E në penalti Skocia ishte më e mirë duke fituar me 5-4. Ishte sulmuesi serb, Mitroviq, ai që humbi penaltinë.
Sot biletën për në “Euro 2020” e kanë siguruar edhe Maqedonia Veriore, Hungaria e Sllovakia.