Fjalë Kyçe

Skriniar dëshpëron Manchester Unitedin, arrin marrëveshje me këtë ekip

Skriniar dëshpëron Manchester Unitedin, arrin marrëveshje me këtë ekip

Mbrojtësi i kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’, Milan Skriniar, ka arritur marrëveshje me Interin për vazhdimin e kontratës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter dhe Milan Skriniar kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e një kontrate të re, përcjell ‘lajmi.net’.

23 vjeçari pëlqehet shumë nga Manchester United, që kishin tentuar transferimin e tij edhe në verën e fundit.

Me kontratën e re, Skriniar blindon të ardhmen te Inter deri në vitin 2023, ku do të fitojë edhe tre milionë euro në sezon.