Fjalë Kyçe

Skuadra e Connah’s arrin në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Connah’s arrin në “Fadil Vokrri”

Futbollistët e skuadrës uellasiane, Connah’s Quay Nomads, kanë arritur në Kosovë.

Para pak minutash, lojtarë kanë shkelur në barin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kemi mbërritur në stadiumin mbresëlënës Fadil Vokkri, përpara stërvitjes zyrtare këtë mbrëmje”, shkruan në njoftimin e klubit nga Uellsi.

Ekipi i Connah’s do ta zhvillojë sonte seancën e parë dhe të fundit stërvitore në stadiumin e kryeqyteti, një ditë para ndeshjes kundër kampiones së Kosovës.

Connah’s nuk do të mbajë fare konferencë për media.

Gjatë ditës, Connah’s ka njoftuar se një lojtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kurse një futbollist tjetër është vet-izoluar shkaku i kontaktit që ka pasur me lojtarin e infektuar.

Ndeshja e parë ndërmjet Prishtinës dhe Connah’s në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës do të luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dueli nis në ora 18:00.