Fjalë Kyçe

Skuadra e Ferizajit është bërë me pronarë të ri

Skuadra e Ferizajit është bërë me pronarë të ri

Tashmë skuadrën do t’a drejtojnë nga Brain Deane që do ketë 50 përqind të aksioneve si dhe një grup aksionerësh nga Kosova.

Sot në konferencën e mbajtur para nënshkrimit të kësaj marrëveshje kanë folur, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica si dhe tashmë donatori kryesorë i klubit, Brain Deane.

“Kjo është një ditë historike për klubin e futbollit Ferizaj Video: “Në rethana shumë të rënda, në rrethana kur na ka munguar shumëçka, jo vetëm mundësia për të luajtur futboll, por na ka munguar liria, lëvizja e lirë, na ka munguar liria e të shprehurit, dhe ju e kemi mbajtur gjallë këtë sport dhe dua të ju falenderoj secilin veç e veç, ju që jeni këtu dhe ju që përfaqësoni ata që janë shumë më të shumtë të cilët në këtë sallë. Dua të them se na keni motivuar që në gjatë rrugëtim tonë të gjejmë kondicion jo vetëm fizik por edhe mendorë edhe atdhetarë, për ti lëvizur proceset përpara. Nuk do të ishte ky grup ashtu siç është pa simpatizantët, pa Ujqit tanë të cilët në rrethana kur nuk kemi qëndruar aq mirë, në rrethana që me të vërtetë kemi qenë para situave që të zbrapsemi ata na kanë dhënë zemër edhe lojtarëve edhe të gjithë neve”, tha Elmi Reçiqa.

Kurse Kryetari, Agim Aliu është shprehur se ky investim tregon më së miri se ata kanë besim në futbollin e Kosovës.

“Sigurisht që ky përkushtim, ky investim i ardhjes së legjendës së futbollit, z.Brian Dean me miqtë tanë edhe të tij, tregon më së miri se ata kanë besim në Kosovën, ata kanë besim tek futbollistët tonë, ata kanë besim edhe në qështjet e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës. Por më lejoni si kryetar i Komunës në këtë dit të veçantë për Ferizajin dhe në këtë ditë historike për klubin e futbollit të Ferizaj të shprehi të gjithë ato falenderime për të gjithë ato gjenerata që derdhen ndjersën dhe mundin për klubin e Ferizajit… Sot po e hapim një prespektiv të re, po mendojmë, po veprojmë dhe po punojmë për të krijuar të ardhme të futbolldashëve, të nxënësve, të të rinjve tanë në Ferizaj dhe në të gjithë Republikën e Kosovë. Projekti që është i përbashkët mes bashkëinvesitorëve anglez dhe ferizajas është një projekt i së ardhmes jo vetëm për Ferizajin por është një projekt i së ardhmes edhe për vet Republikën e Kosovës”, tha Aliu.

Legjenda e futbollit anglez, Brian Dean i cili do të zotërojë edhe 50 % të aksioneve të klubit Ferizaj, u shpreh tejet i lumtur me faktin se është në gjendje ti ndihmojë në radhë të parë futbollit Kosovar e më pas edhe futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e klubit të Ferizajit.

“Së pari dua të ju falenderoj se çdoherë që vi në Kosovë jam i mirëpritur. Ju e dini që jeta ime është futbolli. Kam qenë i përfshirë në ndeshje profesionale për rreth 13 vjet. Është pasioni im. Arsyea se pse jamë këtu është të punoj fort me invesitorët, me u siguru që klubi i futbollit Ferizaj ka një etik të fuqishme profesionale, kjo do të thot unë di rreth menaxhimit të lojtarëve. Është e rëndësishme sepse komuniteti është i lumtur me ne. Kudo që kam qenë kjo është gjëja e vetme që kam kërkuar, energjia pozitive e komunitetit. Sot jam këtu të sigurohem se Ferizaj ka një infrastukturë të mirë, të cilën e meritojnë të rinjët dhe skuadra e parë. Tjetër arsye se pse jam këtu është edhe kjo, sa herë që rikthehm në shtëpi, iu tregoj njerëzëve se sa e mirë është Kosova për tu vizituar dhe çdo herë që ritkthem me shok, dëshirojnë që të vijnë prap këtu”, tha ndër tjerash ai.