Skuadra e Istogut ka reaguar ashpër pas sfides së sotme, shkruan Gazeta Alo
Ky është reagimi i skuadrës së Istogut.
FFK, hapi sytë!
Futbollistët e Istogut sot udhëtuan për në fshatin Koretin të Kamenicës për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 22-të, të Ligës së Parë.
Fusha e futbollit në Koretin sot u shëndrrua në një arenë boksi, ku lojtarët vendas gjatë gjithë ndeshjes ndërhynë tek lojtarët e Istogut me grushte e bërryla, dhe ndeshja e futbollit sot më shumë ngjante në një arenë boksi.
Bashkimi i Koretinit sot kishte ndeshjen jetike, pasi aktualisht renditet e fundit në tabelë me 19 pikë, por ndeshjen duhet fituar me futboll të treguar në fushë e jo me dhunë. Sot nga brutaliteti i futbollistëve vendas u rrezikua seriozisht shëndeti i futbollistëve të Istogut.
Gjyqtarët sot ishte deri diku në nivelin e duhur, gjithashtu goli ishte i rregullt, por grushtat dhe bërrylat e lojtarëve vendas nuk i panë asnjëherë.
Në sezonin vjeshtor Bashkimi u pritë si është më së miri në Istog, bile bile i morri me veti edhe 7 gola.
Jemi klub që shumë rrallë ankohemi sidomos në mikëpritje, në sezonin vjeshtor i humbëm tri ndeshje më herët, u mposhtëm në Pozheran nga Vllaznia, u mposhtëm në Mitrovicë nga Trepça, u mposhtëm në Istog nga Besa dhe asnjë ankesë nuk patëm tek askush, pasi që mikëpritja dhe ndarja e drejtësisë ishte në nivel pavarësishtë rëndësisë së madhe të pikëve.
Liga e Parë e Kosovës është shëndrruar në një betejë ‘lufte’ ku vetëm armët po mungojnë në fushë. Më shumë ekipet vendase janë të koncetruara ta fitojnë ndeshjen me dhunë se sa me lojë në fushë.
Gjithashtu shqetësuese janë edhe ndeshjet që po regjistrohen me rezultat zyrtar, në 5 xhirot e stinorit vjeshtor plotë 5 ndeshje janë regjistruar me rezultat zyrtar. Mos profesionalizëm apo ‘pazare të pastërta’ tek ekipet e Ligës së Parë!
Ftojmë FFK-në me komisionet përkatëse ti hap sytë mirë, sidomos tash në 8 xhirot e fundit të Ligës së Parë, që do të jenë shumë shumë të ‘nxehta’ dhe mund të jenë edhe me pasoja në njerëz. Së bashku ti parandalojmë gjërat e pahijshme në futboll, këto situata nuk i ndihmojnë askujt dhe i largojnë edhe shikuesit nga stadiumet.
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve të ketë kujdes të shtuar tek delegimi i tyre, sa më shumë të ketë gjyqtarë të Superligës të deleguar në Ligën e Parë.
Klubi futbollistik ‘Istogu’ është mjaft i shqetësuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ligën e Parë, dhe kështu se si po ecin punët NE si klub jemi të rrezikuar mjaft seriozisht që të largohemi nga Liga e Parë.
Istogu është ndër klubet me korrekte dhe më ‘Fair Play’ në futbollin kosovar, ekipet mysafire luajnë në Istog sikur të ishin në stadiumin e tyre. Qyteti i Istogut ka kulturë të lartë sportive dhe pikërisht kjo mikëpritje e jona për ekipet mysafire në fund mund të na denojë me largim nga Liga.
Në stadiumin ”Demush Mavraj” të Istogut, gjithmonë është zhvilluar futboll fer dhe korrekt, dhe gjithmonë kështu do të jetë, por shpresojmë që edhe në stadiumet tjera të Ligës së Parë të zhvillohet një ndeshje normale e futbollit.
Para dy viteve Istogu ra nga Liga e Parë pikërisht për këto arsye, pasi në Istog luhej gjithmonë futboll korrekt dhe fitonin mysafirët pa ndonjë problem, ndërsa kur Istogu luante si mysafirë ndryshonte gjithqka, thuajse ishte e pamundur të nxjerrnim pikë, nga presionet dhe pritjet e tmerrshme të ekipeve vendase. /Gazeta Alo