Fjalë Kyçe

Skuadra e Ligës së Parë ankohet në FFK, kërkon tre pikë

Skuadra e Ligës së Parë ankohet në FFK, kërkon tre pikë

Kjo skuadër e Ligës së Parë ankohet në FFK, kërkon tri pikë
April 15, 2019

Skuadra e 2 Korrikut ka kërkuar që t’i kthehen tri pikët e fituara në kuadër të xhiros 20 të Ligës së Parë ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

Ekipi nga kryeqyteti e kishte fituar ndeshjen në fushë, por mysafirët ishin ankuar dhe më pas Komisioni Disiplinor e kishte regjistruar ndeshjen në tavolinë në të mirë të skuadrës nga Pozherani.

Megjithatë, Gazetasheshi.com merr vesh se 2 Korriku është ankuar në Shkallën e Dytë dhe pret që pikët t’i kthehen sërish për faktin se ka qenë vetëm një gabim teknik.

Kujtojmë se Vllaznia ishte ankuar për faktin se 2 Korriku kishte inkuadruar në lojë futbollistin Zenel Janovaliu pa qenë i paraqitur në protokoll para ndeshjes.

Ndërkohë, te klubi nga kryeqyteti pretendojnë se ky është vetëm një gabim teknik, pasi lojtari ka pasur të drejtë loje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për këtë takim për faktin se Janovaliu nuk ka qenë i suspenduar.