Valmir Veliu vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga i gjithë komuniteti sportiv, derisa një ditë pas aksidentit që pati në fushën e blertë po vizitohet nga ‘kolegët’ e tij.
Këtë herë ishin futbollistët e Bashkimit nga Koretini ata që e vizituan nga afër Veliun, i cili tashmë ka marrë vetën dhe po merr tretmanin e nevojshëm.
Këtë vizitë futbollistët e Bashkimit e bënë në prag të derbit ndaj Ramiz Sadikut në Ligën e Parë, i vlefshëm për ‘biletën’ e mbijetesës në këtë rank garash, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në uljen e siparit të këtij edicioni.
Kujtojmë që Veliu pati një përplasje me Diar Miftarajn, futbollistin e Prishtinës në duelin derbi të javës së 31-të në Ipko Superligë.