Crystal Palace është duke shprehur interesim për futbollistin e Werder Bremenit, Milot Rashica.
Reprezentuesi kosovar është duke shkëlqyer këtë edicion me Werder Bremenin dhe tashmë ka filluar të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera.
Ish-sulmuesi i Vitesses ka shënuar 10 herë në 2019-n dhe as Bayern Munichu nuk mundi ta ndalë, shkruan “HITC”.
22-vjeçari shihet nga klubi anglez si një zëvendësues i Wilfred Zahas, i cili pritet të largohet nga Palace në afatin kalimtar të verës.