Skiadra e Gjilanit ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se ka udhëtuar në Bullgari për të vazhduar fazën e dytë përgatitore, shkruan Gazeta Alo.
Ky është njoftimi i skuadrës së Dritës.
E mërkure, 24.07.2019
FC DRITA niset drejt Bullgaris
Sot klubi jonë FC DRITA ka udhëtuar për në Bansko të Bullgaris për të vazhduar fazën e dytë përgaditore!
Gjatë qëndrimit 10 ditorë, klubi ka paraparë ti zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese. Se me cilat ekpie do të përballen bardhë e kaltërit tanë, do të ju njoftojmë në ditët në vijim!
FC DRITA⚪️🔵