Fjalë Kyçe

Skuadra italiane dëshiron shërbimet e Leite Kaka

Skuadra italiane dëshiron shërbimet e Leite Kaka

Ish futbollisti më i mirë në botë, braziliani Leite Kaka, po kërkohet nga skuadra nga Serie C, Monza.

Skuadra e Monzas është në pronësi të ish presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Drejtori i kësaj skuadre, Adriano Galliani, ka zbuluar se i kanë bërë një ofertë Kakas, për t’iu bashkuar te Monza në një rol drejtues.

“Kam pyetur Kakan për të ardhur këtu, por ai tha se nuk dëshiron të largohet nga Sao Paolo dhe fëmijët e tij”, ka deklaruar Galliani.

Kaka 36 vjeçar, është pensionuar nga futbolli në vitin 2017, ndërsa vitet më të mira i ka kaluar te Milan, ku në 193 ndeshje ka shënuar 70 gola, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.