Fjalë Kyçe

Skuadra nga Bundesliga në gjurmët e Calhanoglu

Skuadra nga Bundesliga në gjurmët e Calhanoglu

Situata e Hakan Calhanoglu nuk është më e mira për lojtarin, i cili me gjasë mund të largohet qysh në janar.

Për largimin e tij, Milan nuk do të pranonte asgjë më pak se 20 milionë euro.

Për reprezentuesin turk, interesim po vjen nga Bundesliga, saktësisht nga skuadra e Leipzig, shkruan “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.

Calhanoglu kishte nënshkruar me Milan para 18 muajve, për shumën e 22 milionë eurove, nga Bayer Leverkusen.

Në rast se Leipzig dëshiron të sigurojë shërbimet e turkut, Leonardo kërkon 20 milionë për të.