Fjalë Kyçe

Slack numëron 10 milionë përdorues aktiv në ditë

Slack numëron 10 milionë përdorues aktiv në ditë

Në një postim në blog  Slack tha se numëron 10 milionë përdorues aktiv në ditë, një rritje me 2 milion që nga muaji Maj i vitit të kaluar.

Dhe përdoruesit nuk vinë vetëm nga Lugina e Silikonit por mese gjysma nga jashtë Shteteve të Bashkuara.

Por Slack nuk dha detaje rreth përdoruesve me pagesë ndërsa në Maj të 2018-ës kishte 3 milionë.

Megjithatë tha se numri i organizatave është rritur me 50% në 85,000. Afrimi i kompanive të mëdha në platformë ka qenë një sfidë më vete për Slack.

Mesa duket kanë korrur sadopak sukses në këtë drejtim ku 65 e kompanive Fortune 100 përdornin Slack.

Në 2019-ën parashikohen 640 milionë dollarë të ardhura ndërsa kompania vlerësohet me 7 miliardë dollarë.