Shoqata ‘Sllatina’ ka shpërndarë një foto të dy kandidatëve të cilët janë në listë për deputetë nga ky fshat. Ajo që bie në sy është se ata vijnë nga dy parti të ndryshme, por që bashkëfshatarët janë të vendosur që ta çojnë zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë nga Shoqata Sllatina:
Të gjithë ju sllatinas të nderuar, bashkëfshatarë!
Urime zgjedhjet shtetërore që do të mbahen më 14 shkurt 2021!
Ashtu sikur që jeni në dijeni, në këto zgjedhje garojmë edhe dy kandidat të merituar nga fshati ynë i dashur Sllatina.
Që të dy rrjedhim nga familje të ndershme e me biografi të pasur patriotike,kombëtare,intelektuale,humanitare e njerëzore.
Prandaj, NE ju bëjmë FTESË PUBLIKE që të përcaktoheni shlirshëm sipas vullnetit tuaj të na votoni njërin ose tjetrin, mos i nxirrni votat jasht fshatit tonë, ne jemi rrit bashk dhe kemi rrespekt shume per njeri tjetrin dhe 2 meritojm me qenë në parlamentin e ardheshem të Republikes se Kosovës.
Ne u fotografuam bashkë që ju te na votoni se ne 2 do luftojm per fshatin tonë që e duam shumë sepse, askush nga të huajt nuk do të jetë më afër jush nesër pas zgjedhjeve.
Edhe ne dy kandidatët përfaqësojmë politika të ndryshme por, per te gjitha pikat jemi bashkë per ju 🤝
Duke ju ngushelluar per njerezit tane që humbem nga COVID 19, pranoni pershemdetje tona të sinqerta Ismeti dhe Ganiu.
Ismet Mjaku..LDK…..106
Gani Neziri…..PDK….105