Sllovakia ka regjistruar një rritje të madhe të infektimeve të reja COVID-19, me një rekord prej 1 037 rastesh të raportuara sot, njoftuan autoritetet shëndetësore.
“Rritja e numrit të rasteve të reja po ndodh për shkak të mungesës së disiplinës në popullsi”, tha kryeministri, Igor Matoviç, në një video të postuar në Facebook.
Ndërkohë, Shoqata Kombëtare e Spitaleve së bashku me mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk komunikoi siç duhet me ta dhe lëshoi udhëzime kontradiktore.Sllovakia u prek lehtë nga pandemia në pranverë, por që nga mesi i shtatorit numri i rasteve ka pësuar rritje rekord në shumicën e ditëve.