Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirusin u regjistrua sot në Slloveni.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 745 raste, dita e dytë me radhë me numër rekord të të sapo infektuarve me COVID-19 në vend, i cili tani ka mbi 10.000 njerëz të infektuar, raporton agjencia e lajmeve STA.
Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Qeverisë sllovene Jelko Kacin tha se një rekord prej 5,287 testimeve u kryen dje. Numri i personave të shtruar në spital u rrit me 12 në 222, megjithëse 20 pacientë u lëshuan në shtëpi. Janë 40 persona në njësitë e kujdesit intensiv.
Ka 10.683 raste të koronavirusit në Slloveni, prej të cilave 4.818 janë ende aktive.
Një person tjetër vdiq nga koronavirusi, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 176.