Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, ku së fundmi ka arritur marrëveshjen me një tjetër lojtar.
Drejtuesit madrilen kanë arritur marrëveshjen me Real Zaragozën, për transferimin e mesfushorit Alberto Soro në “Santiago Bernabeu”. Edhe vetë 20-vjeçari, ka pranuar të bashkohet më skuadrën e Zidanit.
Ishte vetë tekniku francez që i shtyu drejtuesit që të transferojnë mesfushorin e talentuar, i cili aktivizohet edhe me Spanjën e 18-vjeçarëve.
Megjithëse akoma nuk është bërë zyrtare, vizitat mjekësore pritet në zhvillohen në ditët e ardhshme, ku do të nënshkruajë edhe një kontratë 5-vjeçare.
Në arkat e Zaragozës do të derdhen 2.5 milionë, me këta të fundit që dëshirojnë ta mbajnë lojtarin edhe për një vit huazim, por kjo është refuzuar nga madrilenët.