Fjalë Kyçe

Solari i pakënaqur me Iscon, ja çka thotë për të

Solari i pakënaqur me Iscon, ja çka thotë për të

Trajneri i Real  Madrid, Santiago Solari, nuk e ka ndërmend të përmirësoj raportet e tij me lojtarin Isco Alarcon.

Edhe në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes me Real Valladolid, Solari ka lëshuar disa komente për Iscon, të cilat sigurisht ishin negative.

Ai ka kritikuar përgatitjen fizike të mesfushorit spanjoll, duke thënë se ajo është arsyeja se pse ai nuk po luan me ‘Los Blancos’.

“Që të luash, duhet të jesh në formë të mirë fizike dhe pastaj duhet ta fitosh pozitën” ka thënë Solari, referuar Iscos, transmeton lajmi.net.

26 vjeçari spanjoll ka pasur vetëm pesë ndeshje si startues këtë edicion në La Liga, dhe asnjë nga to nuk ishte që nga ardhja e Solarit në krye të stolit.

Në mediet spanjolle është thënë se Solari do të shkarkohet nga posti i trajnerit këtë fundjavë, pas ndeshjes me Valladolid.