Fjalë Kyçe

Solari tregon kur do të luajë Isco

Solari tregon kur do të luajë Isco

Santiago Solari doli para mediave në përfundim të ndeshjes që Real Madrid fitoi me vuajtje me rezultatin minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecano.

Trajneri i “Los Blancos” komplimentoi ekipin e tij për pjesën e parë, ndërkohë që vuri theksin edhe te mungesa e saktësisë në finalizimin e rasteve para portës kundërshtare.

“Jam shumë i kënaqur. Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë. Kemi dominuar dhe krijuar raste. Duhej të kishim pushuar me një rezultat më të thellë. Kur nuk ke avantazh të thellë atëherë duhet të vuash. Patëm disa raste edhe në pjesën e dytë”, deklaroi Solari.

Trajneri i Real Madrid foli edhe në lidhje me Isco që tashmë është shndërruar në çështje te “Los Blancos”, teksa edhe në ndeshjen e të shtunës mbrëma nuk u aktivizua, teksa ishte në bankinë.

“Interesi im është që të gjithë të jenë mirë dhe të kënaqur, sikurse dhe të dedikuar, që të gjithë të punojmë për një qëllim. Jo vetëm stafi teknik. Përpiqem të mos keqkuptohem në zgjedhjet e mia, për formacionin ose zëvendësimet. Do ta bëj në mënyrën më të sigurtë, por është pjesë e punës time”, u shpreh Solari.