Fjalë Kyçe

Solskjaer e fajëson gjyqtarin për humbjen e Man Unitedit kundër skuadrës së fundit në Premierligë

Solskjaer e fajëson gjyqtarin për humbjen e Man Unitedit kundër skuadrës së fundit në Premierligë

Ole Gunnar Solskjaer e ka kritikuar gjyqtarin Peter Bankes për bërjen e dy gabimeve në humbjen e Manchester Unitedit 2:1 kundër Sheffield United, skuadrës së fundit në Premierligë.

Trajneri i Manchester Unitedit nuk ishte aspak i lumtur me vendimin e gjyqtarit për ta pranuar golin e parë të Kean Bryan në Old Trafford dhe për shfuqizimin e golit të Anthony Martialit pak minuta më vonë, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer pretendon se Billy Sharp bëri ndërhyrje të palejuar nga portierit të Unitedit David de Gea para se Bryan të shënonte.

“Ishte faull. Sharp e goditi atë (De Gean) dhe si pasojë ai nuk mundi të çohej në këmbë, prandaj është faull”, tha Solskjaer për BT Sport.

I pyetur për golin e shfuqizuar të Martialit, Solskjaer tha: “Nuk pati faull. Por është sezon i tillë, mungesë vazhdimësi, prandaj do të jetë i paparashikueshëm. Gjyqtari i bëri dy gabime”.

Manchester United dështoi ta rimarrë kreun, duke mbetur në vendin e dytë, dhe rrezikon të ngelë katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Manchester City, nëse skuadra e Pep Guardiolës e fiton ndeshjen e mbetur.