Fjalë Kyçe

Solskjaer ka mbështetjen e plotë të bordit të United

Solskjaer ka mbështetjen e plotë të bordit të United

Manchester United pësoi disfatë 4-2 ndaj Leicester në King Power Stadium, në duelin e xhiros së tetë në Premier Ligë.

“Djajtë” tani janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë, kurse ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Pas këtyre rezultateve të dobëta, presioni është tek menaxheri Ole Gunnar Solskjaer dhe janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të norvegjezit nga posti i menaxherit të “djajve”.

Sidoqoftë, raportet e fundit sygjerojnë se Solskjaer ka mbështetjen e plotë nga bordi i klubit anglez.

“Siç qëndrojnë gjërat, pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer si menaxher i Manchester United kuptohet se është 100% i sigurt. Megjithë funksionimin e dobët të formës, ai ende ka mbështetje nga bordi i MUFC”, ka shkruar David Ornstein nga ‘The Athletic’.