Fjalë Kyçe

Solskjaer komenton përballjen ndaj Barcelonës

Solskjaer  komenton  përballjen ndaj Barcelonës

Manchester United dhe Barcelona do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet mes tyre do të luhen me 10 dhe 16 prill,ku ndeshja e parë luhet në Old Trafford, ndërsa ajo e kthimit luhet në Camp Nou.

Solskjaer ndihet mjaft i qetë për shortin dhe thote se në Ligen e Kampioneve nuk ka skuadër të dobët.

”Nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve,ju duhet ti mundni të gjithë skuadrat.”tha Solksjaer.

”Ndoshta preferoj që ndeshja e dytë të luhet në Camp Nou,pasi është ndeshje e ndryshme për të gjithë trajnerat.

”Ne presim me padurim këtë ndeshje dhe jemi të lumtur që jemi këtu.”

Norvegjezi gjithashtu foli për golin e famshem që e ka shënuar për United ndaj Bayernit,në finalen e Liges së Kampionëve në vitin 1999,finale e luajtur ne stadiumin e Camp Nou.

”Disa miq më kujtuan këtë histori që ka ndodhur para 20 viteve më parë, por tani është një sfidë e re.”përfundoi ai.