Fjalë Kyçe

Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë se PSG do ta eliminojë Realin

Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë se PSG do ta eliminojë Realin

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe e 1/8 së finales në Champions League mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

Parisienët kanë epërsinë e një goli nga ndeshja e parë (1:0), por në Bernabeu do t’i presë “ferri”, shkruan Express.

Messit me shokë do t’i mjaftonte barazimi sonte për të kaluar në çerekfinale, por mbetet të shihet se sa do të jetë e realizueshme kjo.

Sipas sondazhit të UEFA-s, tifozët besojnë se Paris Saint-Germain do të kualifikohet tutje në çerekfinale.

56% e tyre mendojnë se PSG do të kualifikohet tutje, kurse 44% e tyre votuan për Real Madridin.