Fjalë Kyçe

Sondazhi nga Pyper: 72% e qytetarëve duan zgjedhje pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale

Sondazhi nga Pyper: 72% e qytetarëve duan zgjedhje pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim Telegrafin dhe emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet politike, zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeverisës, zgjedhjen e presidentit e zgjedhjet e reja parlamentare.

47% e qytetarëve nuk mendojnë se qeveria aktuale duhet të zgjerohet me ndonjë parti tjetër, 24% mendojnë se qeveria aktuale duhet të zgjerohet edhe me ndonjë parti tjetër, derisa 29% nuk kanë opinion në lidhje me zgjerimin e mundshëm të qeverisë.

Shumica e qytetarëve (68%) nuk janë dakord që presidenti të propozohet nga partia e tretë në Kosovë për nga numri i deputetëve derisa 32% mendojnë të kundërtën.

Zgjedhjen e presidentit, 74% e qytetarëve dëshirojnë ta zgjedh parlamenti i ri që do të formohej pas zgjedhjeve të reja derisa 26% mendojnë se presidenti duhet të zgjedhjet nga deputetët e legjislaturës aktuale.

Zhvillimet me Gjykatën Speciale, sipas 72% të qytetarëve duhet ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare, derisa 28% e tyre mendojnë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja edhe pas këtyre zhvillimeve.