Këngëtarja Soni Malaj mbrëmë e ka mbajtur një koncert recital në Amfiteatrin e Tiranës, shkruan lajmi.net.
Interesimi i publikut për ta përcjell këtë koncert ishte i madh, ndërsa në mesin e tyre nuk munguan as emrat e njohur të estradës.
E pas përfundimit të tij Soni Malaj nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se shpirti i saj frymëzohet nga publiku.
“Shpirti im frymëzohet nga ju publiku im i dashur”, ka shkruar këngëtarja pranë një videoje të postuar.