Prishtina sonte zhvillon ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, të gjitha në UEFA Europa League, shkruan Gazeta Alo.
Dhe, bardhekaltrit do të provojnë të vazhdojnë serinë pozitive, sidomos ndaj skuadrave të Gjibraltarit.
Prishtina konsiderohet favorit përball St Joseph’s, por këtë favorizim në letër, skuadra duhet të dëshmojë edhe në fushë.
Parakushtet janë të gjitha, skuadra është e përgatitur maksimalisht dhe nuk ka ankesa as për mungesën e të palicencuarve si Januzi e Bardhoku apo Khalid e Korenica të diskutueshëm për shkak lëndimeve.
Thjesht, skuadra ka optimizmin e duhur, por edhe kujdesin e shtuar. Skuadra tani më ka krijuar sado qoftë përvojën e duhur dhe nesër nga futbollistët pritet përqendrim maksimal nga ta.
Prishtina – St Joseph’s, zhvillohet sonte (27 qershor) me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /Gazeta Alo