Fjalë Kyçe

Sonte luhet finalja e madhe e Futsallit

Sonte luhet finalja e madhe e Futsallit

Sonte nga ora 21:00, në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë zhvillohet finalja e parë e Play Off-it të Superligës së Kosovës në Futsal ndërmjet Liburnit dhe Mabetex Prishtinës, ndeshje kjo, e cila premton emocione të mëdha dhe atmosferë të veçantë, shkruan Gazeta Alo

Ndeshja e parë në Gjakovë është përparësi e Liburnit si lideri i tabelës për këtë vit në Superligën e vendit.
Kjo ndeshje do të jetë edhe më e bukur për shkak të pjesmarrjes në tribunë të tifozerisë të flaktë Gjakovare, të cilët dhurojnë spektakël në çdo palestër sportive, /Gazeta Alo