Fjalë Kyçe

Sonte luhet klasika e futbollit italian

Sonte luhet klasika e futbollit italian

Napoli dhe Juventus do të përballen nnë kuadër të javës së 26-të në Serie A, shkruan GazetaAlo.

Napoli – Juventus është një klasike e futbollit bashkëkohor italian, për çështje numrash dhe të vlerës së skuadrave.

Kështu është edhe këtë vit, pavarësisht distancës së madhe në tabelën e klasifikimit.

Sonte luajnë e para dhe e dyta, dy skuadra që i kanë “larë duart” me çdo rival në kampionat.

Paradoksi është që Allegri dhe Juve do të luajnë me një klimë të rëndë pavarësisht se diferenca thotë +13. Faji është prej humbjes në Madrid dhe pasiguritë e lojës në periudhën e fundit në kampionat.

Një tjetër hap fals do të kontribuonte në uljen e moralit në një ambient që duket paksa në depresion.

Thënë këtë, kjo mbetet një klasike edhe pse do të ketë impakt minimal në renditje dhe një rezultat pozitiv mund të na japë shtysën e duhur për ndeshjen deçizive të sezonit, që tashmë ndodhet prapa derës.

Derbi i kësaj jave luhet nga ora 20:30. /GazetaAlo