Fjalë Kyçe

Sonte Muçiqi mbyll fushatën në Podujevë, i pranishëm edhe Kadri Veseli

Sonte Muçiqi mbyll fushatën në Podujevë, i pranishëm edhe Kadri Veseli

Kryetari i shoqatës Çamëria të Kosovës, Nexhmi Muçiqi i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK mbyll fushatën në Podujevë me një tubim madhështor ora 22.00 ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PDK Kadri Vesili.

Më tej për të pranishmit do të këndojë këngëtarja e mirënjohur Rina Balaj. Pritet që në këtë tubim të jenë rreth 15 mijë njerëz të cilët fuqishëm përkrahin kandidatin Muçiqi dhe PDK. Ky tubim është nën kujdesin e Nexhmi Muçiqit dhe rinisë Llapjane.

Sipas sontazheve Muçiqi udhëheq bindësh përballë kandidatëve të tjerë në rrethin e Podujevës.