Fjalë Kyçe

Sonte në Camp Nou do të jetë një tifoz i pazakonshëm

Sonte në Camp Nou do të jetë një tifoz i pazakonshëm

Ndër rreth 100 mijë tifozët e Barcelonës të cilët do ta kenë mundësinë ta ndjekin sonte ndeshjen e skuadrës së tyre të preferuar në Camp Nou, kundër Lyonit, do të jetë edhe një tifoz, Anthony Borges, që do ta përjetojë Ligën e Kampionëve në mënyrë më të veçantë.

Më 14 shkurt të vitit 2018, një person i armatosur i kishte vrarë 17 nxënës në një shkollë të mesme në Florida të SHBA-së.

Numri i të vdekurëve mund të ketë qenë edhe më i madh, po të mos kishte ndërhyrë Borges.
Borges, që atëherë ishte 15-vjeçar, i ndihmoi 30 shokë të tij të fshihen në një klasë, përderisa ai e mbante derën e mbyllur.

Vrasësi i armatosur kishte tentuar të hynte në dhomë me dhunë, por veprimet e Borgesit bënë që ata t’i shpëtojnë vdekjes.

Mirëpo, Borges nuk e pati të njëjtin fat me shokët e tij. Ai u godit nga pesë plumba në shpinën e tij dhe jeta e tij ishte në rrezik. Kjo ngjarje ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas shumë muajve trajtimesh mjekësore, ai u shërua plotësisht.

Pasi ta përcjellin ndeshjen kundër Lyonit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, Anthony dhe familja e tij do ta vizitojnë muzeun e klubit dhe do të takohen me lojtarët e ekipit të parë, gjatë seancës stërvitore që do të zhvillohet nesër./Gazeta Alo