Fjalë Kyçe

Sonte në ora 9 dihet fituesi i zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut

Sonte në ora 9 dihet fituesi i zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut

Në konferencën për media, gjysmë ore pasi janë mbyllur kutitë në Podujevë, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se pritet që brenda dy orëve të dalin me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Duke marrë paraysh se nuk ka shumë vendvotime dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21 të dalim me rezultate preliminare”, ka thënë Daka, transmeton Express.

Kryetarja e KQZ’së ka treguar se në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

Ajo ka njoftuar se konferenca e radhës mbahet menjëherë sapo të merren rezultatet e para për dy komunat ku po mbahen zgjedhjet.