Sonte Kombëtarja e Kosovës përballet me Malin e Zi në kuadēr të ndeshjeve kialifikuese për EURO 2020, shkruan Gazeta Alo.
Duke ditur rëndësinë e kèsaj sfide sonte në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në organizim të Komunës së Prishtinës, bëhet transmetimi i ndeshjes.
Njoftimi nga Dardanët.
Sonte në Sheshin Zahir Pajaziti, në organizim të Komunës së Prishtinës, bëhet transmetimi i ndeshjes mali i zi – KOSOVA 🇽🇰.
Ftojmë të gjithë Dardanët, tifozët e Kosovës, dashamirët e sportit dhe futbollit, të mblidhemi në shesh dhe së bashku ta përcjellim përballjen e rradhës së Luanëve Dardanë drejt Europianit 2020.
Shihemi te Sheshi. Për Kosovën ❤️.