Fjalë Kyçe

Sonte vendoset kampioni i Kupës së Amerikës

Sonte vendoset kampioni i Kupës së Amerikës

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Perusë do të vihen sonte përballë njëra tjetrës në finalen e Kupës së Amerikës 2019.

Peruja do të jetë pengesa e fundit për kombëtaren e Brazilit, e cila shihet favorite absolute për triumfin në këtë kompeticion.

Brazili pati një rrugëtim fantastik duke qenë të pakonkurrencë si në grupe ashtu edhe në fazën e nokautit.

Fitorja më e vështirë e Brazilit ishte ajo në gjysmëfinale kundër Argjentinës e cila u diskutua shumë edhe për vendimet e gjyqtarit.

Këto dy kombëtare u takuan edhe në fazën e grupeve, me Brazilin që fitoi me rezultatin 5:0, gjë që lë të kuptohet se në finale nuk pritet të ketë vështirësi.

Ndeshja mes Brazilit dhe Perusë do të luhet me fillim nga ora 22:00, në stadiumin ‘Maracana’.