Fjalë Kyçe

Sonte vuloset edhe fati i Valverdes, nëse humb Barcelona, ai mund të shkarkohet

Sonte vuloset edhe fati i Valverdes, nëse humb Barcelona, ai mund të shkarkohet

Pas barazimit pa gola ndaj Slavia Pragës në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, tifozët e Barcelonës kanë bërë thirrje në Camp Nou që Ernesto Valverde të shkarkohet.

Paraqitja e skuadrës katalunasëve la shumë për të dëshiruar, andaj gishti ishte i drejtuar nga trajner i ekipit.Barcelona do të përballet sonte me Celta Vigon në kuadër të javës së 13-të në La Liga dhe në rast të humbjes së takimit, atëherë Valverde do të shkarkohet.

Sipas asaj që raporton ABC, trajneri spanjoll nuk është më i dëshiruar te Blaugranasit, andaj është shumë afër shkarkimit. Valverde nuk shqetësohet për shkarkimin: Ndjehem i relaksuar, e kam mbështetjen e klubit

Në rast të humbjes ndaj Celta Vigos sonte, atëherë kjo do të ishte e papranueshme shkaku i startit të dobët në këtë edicion në ligën spanjolle.

Kështu, Valverrde do të bëhej trajneri i parë në histori të klubit që shkarkohet, pasi më parë një gjë e tillë nuk ka ndodhur te katalunasit.