Fjalë Kyçe

Sonte zhvillohet ndeshja e yjeve në mes të ekipit të Granit Xhaka dhe atij të Milot Rashica

Sonte zhvillohet  ndeshja e yjeve në mes të ekipit të Granit Xhaka dhe atij të Milot Rashica

Sot në kuadër të aktivitetetve të shumta për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të zhvillohet ndeshja e yjeve në mes të ekipit të Granit Xhaka dhe atij të Milot Rashica në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri” nē ora 20:00.

Kēto dy ekipe do të udhëheqen nga trajmerët e njohur Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani.

Kjo ndeshje perveç simbolikes pēr të treguar progresin tonë si shoqni në fushën e kulturès e sportit, poashtu ka karakter solidarizues ku të hollat e mbledhuna do të dedikohen për disa familje me gjendje të rëndë sociale.

Biletat pēr ndeshje mund t’i gjeni nē RaveTravel, në kioskun informativ tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe tek hyrjet e stadiumit. /Gazeta Alo