Fjalë Kyçe

Sot 15 viktima dhe 247 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Sot 15 viktima dhe 247 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 737 testime për coronavirus, ndërsa 247 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-116, Kumanovë-4, Shtip-12, Prilep-23, Tetovë-10, Strugë-12, Veles-7, Manastir-8, Ohër-14, Kavadar-2, Gostivar-10, Strumicë-6, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-5, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Kërçovë-6 dhe Resnjë-2.

Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë të tjerë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 321 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 27.199, prej të cilëve 18.948 janë shëruar, ndërsa 934 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 7.317.