Landi Hysi e ka kujtuar mikun e tij, Dr Florin sot në Instagram.
Sot shënon data kur 6 vite më parë u nda tragjikisht nga jeta këngëtari i ndjerë, Dr.Flori, shkruan lajmi.net.
Ndërsa në këtë ditë të trishtë, Landi Hysi,i cili ishte miku i tij e ka kujtuar Dr.Florin me disa fjalë emocionuese.
Landi ka publikuar në Instagram një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës, për të treguar se vazhdon ende ta ndjejë mungesën e tij.
“Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, shkroi Landi në një postim të bërë në Instagram.