Fjalë Kyçe

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë- Çeki

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë- Çeki

Bileta për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian do të dalin në shitje sot pasdite, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri më 7 shtator, në një ndeshje të xhiros së katërt në Grupi A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

FFK-ja njofton se biletat do të dalin në shitje sot pasdite në platformën online https://www.tiks.app