Fjalë Kyçe

Sot ditë me diell, por çfarë moti na pret ditëve në vijim

Sot ditë me diell, por çfarë moti na pret ditëve në vijim

Ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Nga dita e diel do të ketë shtim të vransirave, e priten mundësi edhe për riga lokale shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e premte dhe të shtunë, shkurtimisht vlerat e çastit të grimcave të materies mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Hollimi për dembelët! Bëni atë në mëngjes me stomak bosh!
Datat:

2.09 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën më shumë diell.

3.09 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

4.09 – Kryesisht me diell.

5.09 – Vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.

6.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale të premten zbresin deri në 9C, e maksimalet nga 22C, ditën e enjte, shënojnë rritje deri në 25C ditën e shtunë.

Do të dominojë kryesisht era nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-11m/s, vetëm ditën e shtunë ku do të fryjë nga krahu jugor e lehtë 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale ditëve të ardhshme, e më pas me një rënie graduale.