Fjalë Kyçe

Sot ditë me diell, por jo dhe për vikend

Sot ditë me diell, por jo dhe për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do jetë mot me diell dhe vranësira kalimtare, ku më të theksuara do jenë rreth maleve.

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 16-18 gradë.

Të shtunën vendi do ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, ku në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.