Fjalë Kyçe

Sot është dita e Akil Gjakovës

Sot është dita e Akil Gjakovës

Dy xhudistët kosovarë do të garojnë këtë fundjavë në “Grand Slamin” e Bakusë, që do të mbahet në Azerbajxhan, Gjakova dhe Kuka.

Xhudoja kosovare rikthehet në fokus pas pauzës disajavëshe, shkruan Gazeta Express.

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka do të garojnë këtë fundjavë në Grand Slamin e Bakusë, i cili do të mbahet në Azerbajxhan.

Akili do të garojë këtë të shtunë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ai e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me boksierin rumun, Alexandru Raicu.

Ndërsa, Loriana do të zbresë në skenë të dielën, në kategorinë -78 kilogramë.

Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.

Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”.