Anjeza Shahini sot feston ditëlindjen e vajzës së saj.
Ka kohë që këngëtarja Anjeza Shahini e ka fituar epitetin e nënës, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet me vajzën në krahë.
Në foton e publikuar ajo shkroi “Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë, Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar, dita më e bukur në jetën time”.
Për ndryshe, sa i përket jetës profesionale, Anjeza nuk është aktive me projekte të reja muzikore.
