Fjalë Kyçe

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet Kosovë – Danimarkë dhe Kosovë – Bullgari

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet Kosovë – Danimarkë dhe Kosovë – Bullgari

Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaAlo.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.

Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app

Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00. /GazetaAlo

Çmimet e biletave janë si në vijim: