Një muaj më parë Gjykata Themelore në Prishtinë i vendosi masën prej 30 ditësh paraburgim, këngëtares Fjolla Morina.
E njëjta po dyshohet për dy vepra penale, trafikim të armëve dhe arratisje nga vendimi i paraburgimit.
Gazeta Online Reporteri.net ka telefonuar gjate ditës avokatin e këngëtares, Fanol Krasniqi, i cili ka thënë se jenë në pritje të finalizimit të gjykimit.
“Seanca po mbahet tani dhe jemi duke pritur gjykimin”, tha shkurt Krasniqi për Reporteri.net.
Theksojmë se Fjolla Morina u arrestua në lagjen “Emshir” pranë lokalit të saj, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.