Fjalë Kyçe

Sot gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën, dyshohet për trafikim të armëve

Sot gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën, dyshohet për trafikim të armëve

Një muaj më parë Gjykata Themelore në Prishtinë i vendosi masën prej 30 ditësh paraburgim, këngëtares Fjolla Morina.

E njëjta po dyshohet për dy vepra penale, trafikim të armëve dhe arratisje nga vendimi i paraburgimit.

Gazeta Online Reporteri.net ka telefonuar gjate ditës avokatin e këngëtares, Fanol Krasniqi, i cili ka thënë se jenë në pritje të finalizimit të gjykimit.

“Seanca po mbahet tani dhe jemi duke pritur gjykimin”, tha shkurt Krasniqi për Reporteri.net.

Theksojmë se Fjolla Morina u arrestua në lagjen “Emshir” pranë lokalit të saj, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.