Fjalë Kyçe

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Sot duke filluar nga ora 18:00 hidhet shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve, trasnmeton Gazeta Metro.

Shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot (e enjte), pasi që janë kompletuar të gjitha vazot pas ‘play-offit’ të fundit të mbrëmjes së mërkurë.

Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe sot me fillim nga ora 18:00 klubet do të mësojnë kundërshtarët e tyre. Barcelona, Liverpooli, Chelsea, Juventusi, ​​Manchester City, Bayern Munich, PSG dhe Zenit St Petersburg janë në vazon e parë.

Real Madridi, Atletico Madridi, Napoli, Borussia Dortmundi dhe Tottenhami janë disa nga klubet më të mëdha në vazon e dytë.

Interi, Lyoni, Leverkuseni gjenden në vazon e tretë, ndërsa vazo e katërt ka klube si Galatasaray, RB Leipzig dhe Lille.