Fjalë Kyçe

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, transmetohet në Klan Kosova

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, transmetohet në Klan Kosova

Sot do të mësohen kundërshtarët e fazës tjetër të dy kompeticioneve të mëdha evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues.

Shorti që do të hidhet me fillim nga ora 12:00, fillimisht do të përcaktojë kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, pastaj atë të Europa Leagues.

Tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë: Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen, Benfika, Villarreali, Liverpooli, Atletico Madridi, Manchester City.

Teksa tetë ekipet që kanë kaluar në Europa League janë: Atalanta, Barcelona, Braga, Eintracht Frankfurt, Leipzig, Lyon, Rangers and West Ham.

Shorti do të hidhet me fillim nga ora 12:00.