Fjalë Kyçe

Sot Kosova përballet me Spanjën – jo veç në sport

Sot Kosova përballet me Spanjën – jo veç në sport

Sot, e mërkurë, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një prej ndeshjeve më të vështira deri tash. Ajo do të përballet në Sevilla kundër njëherë kampionit të botës dhe dy herë të Evropës, Spanjën.

Ndeshja i takon Grupit B të eliminatoreve evropiane për botërorin “Katari 2022”. Ndeshja Spanjë – Kosovë luhet me fillim nga ora 20:45.

Spanja e Kosova takohen për herë të parë. Spanja është favorite e madhe. Ndeshjen e fundit që e ka luajtur në Sevilla, Spanja e ka fituar 6:0. Madje ndaj Gjermanisë së fuqishme, më 17 nëntor të vitit të kaluar.

Ndeshja me Spanjën e ka edhe anën politike, që po vlerësohet shumë e rëndësishme. Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka pasur përpjekje për trajtim diskriminues ndaj saj. Dhe ende paraqitja e Kosovës nuk bëhet si e përfaqësueseve të tjera.

Mediumet, por edhe Federata e Spanjës, vazhdimisht kanë injoruar Kosovën. Teksa në fillim iu referuan vetëm si “territor”, më vonë spanjollët e quanin përfaqësuesen e Kosovës si përfaqësuese të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Megjithatë, UEFA ka garantuar se ndeshja do të luhet me rregullore të FIFA-s, që sipas FFK-së, nënkupton se do të ketë himn e flamur të Kosovës.

Për Spanjën është ndeshja e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Për Kosovën është ndeshja e dytë. Spanjollët kanë barazuar fillimisht me Greqinë në Granada, me rezultatin 1:1. Më pas të dielën në Tbilisi, Spanja mezi ka fituar 2:1 ndaj Gjeorgjisë. Golin e fitores e ka shënuar në minutën e 92-të. Kosova të dielën pësoi 3:0 nga Suedia në Prishtinë