Fjalë Kyçe

Sot luajnë Barcelona-Real-Madrid, këto janë formacionet e mundshme

Sot luajnë Barcelona-Real-Madrid, këto janë formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Barcelona do ta zhvillojnë sonte përballjen e tyre të dytë në Kupën e Mbretit që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Madrilenët janë në avantazh, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat, 1:1, andaj do të tentojnë që ta mbajnë këtë përparësi, përcjell lajmi.net.

Leo Messi ishte pushuar në pjesën e parë të përballjes në Camp Nou, por sonte ai do të luajë që nga minuta e parë, e që është lajm i keq për Real Madridin.

Te katalonasit është rikthyer edhe Samuel Umtit, pas një kohe të gjatë nga lëndimi që kishte vuajtur, por që ata do të jenë pa Athur Melon.

Nga ana tjetër, Isco vazhdon të jetë jashtë llogarive të Solarit, ndërsa Gareth Bale pritet të startojë në këtë ndeshjes.

Me poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për ndeshjen e dytë:

Real Madrid XI: Navas; Reguilon, Varane, Ramos, Carvajal; Casemiro, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema, Bale.

Barcelona XI: Ter Stegen; Alba, Umtiti, Pique, Semedo; Busquets, Rakitic, Alena; Dembele, Suarez, Messi.