Fjalë Kyçe

Sot luhen 7 ndeshje në Ligën e Kombeve, vëmendja te përballja Hungari-Itali

Sot luhen 7 ndeshje në Ligën e Kombeve, vëmendja te përballja Hungari-Itali

Sot do të zhvillohen shtatë ndeshje tjera interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kryendeshja e ditës pritet të jetë Hungaria me Italinë, pasi do të përcaktohet vendi i parë në grupin 3 të Ligës A.

Hungaria momentalisht është në vendin e parë me 10 pikë, teksa Italia ka dy më pak, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtin grup ballafaqohet edhe Anglia me Gjermaninë, por vetëm sa për prestigj, pasi anglezët kanë rënë në Grupin B, derisa gjermanët e kanë humbur vendin e parë.

Në Ligën B të Grupit janë dy ndeshje, Mali i Zi përballet me Finlandën dhe Rumania me Bosnjë e Hercegovinën.

Në Ligën C të Grupit 4, Gjeorgjia ballafaqohet me Gjibraltarin dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.

Derisa në Ligën D të Grupit 2, San Marino luan me Estoninë.

Të gjitha përballjet zhvillohen me fillim nga ora 20:45.